Komisioni i Ligjeve, Alibeaj: Të shkallmohet dera që mban të mbyllura dosjet e sigurimit

Është zhvilluar këtë të hënë mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku po shqyrtohet projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.

Gjatë diskutimeve Enkelejd Alibeaj, ka shtruar pyetjen nëse dosjet do të hapen për këdo dhe për secilin me kërkese të pamotivuar sipas ligjit për motivim?

Alibeaj ne Komisionin e Ligjeve: Të shkallmohet dera, që mban të mbyllura dosjet e sigurimit. Dosjet të hapen pa asnjë kufizim, pra vetëm me kufizimin që të mos cënohet siguria kombëtare. Ajo që po pretendojmë ne është shumë herë më tepër, jo vetëm të kontrollohet, por të mos kontrollohet nga një dorë e vetme.

 


Shtuar 17.10.2022 12:34