Përplasi për vdekje 58-vjeçarin, arrestohet 33-vjeçari në Kukës

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ditën e djeshme shkaktoi aksident me vdekje në Kukës.

Ai përplaasi me mjetin kamion që drejtonte, shtetasin F. Sh., 58 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Ky nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. R., 33 vjeç, banues në Kukës, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital”, njofton policia.

 


Shtuar 17.06.2023 14:45