Sunny Hill kishte dhe incidente, fansja thyen këmbën për këngëtarin (VIDEO)
Gashi ka hyrë me këmbën e mbarë mbrëmë në Festivalin Sunny Hill që u mbajt në Prishtinë!

Por fansja e tij jo, pasi menjëherë sapo pa këngëtarin që mbërriti, theu kyçin e këmbës nga gëzimi!

Ky incident ndodhi në prani të këngëtarit, i cili ndoqi i shqetësuar rastin në mesin e publikut.

Vajza më pas u mor nga të afërmit e saj, në gjendje të pamundur për të ecur. Nuk e dimë sesi rodhën ngjarjet ekzaktësisht, por dimë që ky ishte efekti i Gashit!

Videon e ka publikuar vetë këngëtari në Instagram, së bashku me një sërë postimesh të tjera.

Në njërën ai shihet duke bërë shqiponjën, ndërsa në tjetrën përkrah Dua Lipës.

Gashi do të këndojë sot në ditën e dytë të festivalit Sunny Hill së bashku me një grup të madh artistësh të tjerë nga Shqipëria e Kosova.

style="width:100%;height:100%;position:relative;padding-bottom:177.778%;">
Shtuar më 03/08/2019, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori