Zjarr pranë plazhit në zonën e Qerretit, digjet lokali buzë detit

Zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e djeshme në zonën e Qerretit pranë plazhit. Nga të dhënat paraprake raportohet që nga flakët të jetë përfshirë një lokal buzë detit.

Mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit ndërkohë që nuk është raportuar për asnjë person të lënduar. Në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e zjarrfikëses së qytetit të Kavajës për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit./albeu.com