Gazment Bardhi reagon për shkarkimin e Çuçit: Rama dorëzoi Ministrinë e Brendshme në duart e krimit të organizuar

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pas lajmit për shkarkimin nga detyra e ministrit të Brendshëm, Bledar Çuçi.

Bardhi shkruan në një postim në Twitter se akti i kryeministrin është më i rëndë se vetë ngjarjet e raportuara, duke shtuar se dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!

REAGIMI:

Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!

Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!


Shtuar 8.07.2023 20:40