Stuhia e fortë rrëzon pemët dhe dëmton makinat në Prishtinë (VIDEO)
Stuhia e fortë që preku qytetin e Prishtinës këtë mbrëmje ka shkaktuar dëme materiale në disa nga lagjet e kryeqytetit.

Në lagjen Ulpiana era e fortë ka rrëzuar disa lisa, duke u dëmtuar kështu automjetet e parkuara përreth.

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut në mbrëmjen e së premtes, në rrugët e kryeqytetit, pati vështirësi në qarkullim e këmbësorëve dhe automjeteve.

Gjatë ditës së sotme e deri në mbrëmje në Prishtinë moti ishte me diell, ndërsa gjatë kësaj fundjave do të mbajë mot me diell dhe jo i qëndrueshëm, i përcjellë me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2017, ora 23:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori