Studentja bie nga ndërtesa e lartë gjatë një ushtrimi shkolle (VIDEO)
Një adoleshente nga qyteti Jaipur në Indi ka rënë nga një ndërtesë e lartë duke mbetur e vdekur në vend.

Në incizimin shqetësues i cili ishte regjistruar, shihet se si Aditi Sanghi 16 vjeçare ndihmon nxënëset tjera gjatë një ushtrimi në lëshim me litar.

Në një moment ajo e humb drejtpeshimin dhe bie nga lartësia prej rreth 23 metra.

Doktoresha Raki Gupta ka deklaruar se bëhet fjalë për rastin aksidental, por disa nxënëse kanë thënë se tragjedia ndoshta ishte evituar po të ekzistonin masat e sigurisë si rrjeti për ndalim gjatë rënies. /albeu.com/


Shtuar më 27/07/2017, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori