Studentët thumbojnë dekanët e Universitetit të Tiranës: Uluni, katër!
Universiteti i Tiranës, më i vjetri dhe më i madhi në Shqipëri u rëndit i fundit në listën e vlerësimit nga agjensia britanike, duke u vlerësuar minimalisht.

Ky raport ka bërë që studentët të reagojnë duke kërkuar me të drejtë llogari tek dekanës e rektorët pasi sipas tyre, diplomat që ata po marrin nuk po kanë asnjë vlerë, shkruan JOQ.

“Jemi një grup studentësh dhe bëmë një reagim sot për Universitetin e Tiranës që renditet i fundit në vlerësimin që bëri agjensia britanike.

I vumë dhe ne një notë dekanëve dhe rektorëve që e kanë kthyer universitetin në pronë private dhe pasojat i vuajme ne në kurriz, sepse diplomat tona kanë gjithnjë e më pak vlerë”- shkruan një student. /albeu.com/

Shtuar më 23/09/2017, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori