Studentët përplasen me rojet e shkollës, ndërhyn policia (VIDEO)
Është tensionuar ndjeshëm situata para pak minutash në Univesitetin Politeknik të Tiranës, ku ka ndërhyrë dhe policia. Efektivët janë thirrur në ndihmë nga ana e rojeve private të Universitetit, ndërsa kanë bërë presion mbi studentët.

Situata është tensionuar për shkak se studentët në mënyrë simbolike kishin vendosur që të nxirrnin jashtë në formë proteste disa karrige, po nuk janë lejuar nga ana e rojeve.

‘’Të gjithë studentët e dinë se kush janë pedagogët dhe rektorët e shitur. Nuk kemi ardhur këtu të bëjmë asnjë lloj inskenimi, inskenimi po bëhet nga ana e policisë së shtetit. Hetoni kompanitë që fshihen pas rojeve private në Universitete”, shprehet një prej studentëve.

Disa studentë kanë vendosur që të vijojnë mësimin, pasi janë kërcënuar se do të merrnin mungesa, shkruan FaxWeb.

Një prej vajzave që kanë vendosur të qëndrojnë edhe sot në protestë, shprehet se mësimi nuk mund të zhvillohet sa kohë që nuk janë të pranishëm 50 % e studentëve.
Shtuar më 09/01/2019, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori