Studentët kthejnë shpresën: Lot dhe përqafime në rrugët e Tiranës (FOTO & VIDEO)

Pëlqej
Foto Ivana Dervishi
Protesta e studentëve ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, të cilët kanë reaguar mjaft pozitivisht ndja organizimit të tyre.

Kudo gjen shoferë që ndalojnë dhe duartrokasin, zonja dhe zotërinj që përloten teksa i përshëndesin dhe prindër që shpresojnë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

Në fotot e bëra prej fotoreporteres së BIRN, Ivana Dervishi shihet një zonjë teksa përshëndet studentët nga ballkoini i shtëpisë si edhe një zotëri që i jep kurajo në rrugë.

Ndërkohë, në rrjet është duke qarkulluar një video e një zonje (shiko videon poshtë) që përlotet teksa përshëndetet me studentët. /albeu.com/

Shtuar më 11/12/2018, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori