U tërhoqën nga gara, por a do të jenë në fletën e votimit? Celibashi përgjigjet për kandidatët e Alibeajt

Një pjesë e kandidatëve të Enkelejd Alibeajt janë tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit, më i fundit Sabah Sheta në Krujë.

Ata që janë tërhequr nuk do ta kenë emrin në fletën e votitmi, ka sqaruar kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

“Nëse tërhiqen nuk do jenë pjesëmarrës në garë. Do jenë subjektet e tjera, nuk do jetë në fletën e votimit, do mungojë. Nëse tërhiqen në këtë moment nuk do jenë në fletën e votimit”, deklaroi Celibashi. /albeu.com


Shtuar 30.03.2023 12:03