"Stresi" bën deklaratën e papritur mbi shokun e plagosur (VIDEO)
Këngëtari Arkimed Lusha, i njohur si "Stresi" është filmuar teksa shan efektivët e policisë në spitalin e Traumës në Tiranë pas plagosjes gjatë mbrëmjes së djeshme të Sidion Tabakut.

Në videon e publikuar nga FaxNews, "Stresi" filmohet duke debatuar me policin në turn, ndërsa më pas ishte shprehur se policia kishte plagosur Tabakun me qëllim.

"Ka plumbin në kofshë dhe tani mund të shkoni që ta verifikoni këtë që them. Është qëlluar sepse nuk kishte patentë, e gjetëm të gjakosur dhe motorrin e shkatërruar", u shpreh Stresi duke theksuar se Tabaku kishte ikur pikërisht sepse i trembej sekuestrimit të motorit dhe jo se kishte lëndë të paligjshme me vete.

Në një reagim të mëvonshëm, policia deklaroi se Sidion Tabaku nuk i kishte ndaluar patrullës së policisë teksa po drejtonte një motor dhe ata i ishin vënë në ndjekje.

Ndërkohë që ishin në ndjekje, Tabaku është plagosur padashje nga një efektiv policie pasi pistoleta bëri qitje të pavullnetshme. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori