Makina përplas për vdekje çiklistin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Shkodër Lezhë.

Mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur u përplas nga mjeti. Ende nuk dihet identiteti i plotë i personit që ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në afërsi të fshatit Mabe, ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 13.07.2020 06:19