Stefi Prifti mërzitet me këtë pyetje të Rudinës, ja si ia ndërpret intervistën (VIDEO)
Rudina Magjistari ditën e djeshme kishte të ftuar në programin e saj të pasdites, këngëtarin e njohur dhe mjaft të dashur për publikun shqiptar, Stefi Priftin.

Stefi fillimisht foli për karrierën e tij, por duket se një pyetje e Rudinës nuk e ka bërë të ndihet mirë dhe të përgjigjet.
Rudina i ka kujtuar këngëtarit vdekjen e bashkëshortes së tij një vit më parë, duke risjellë edhe një material kur të dy ata kishin qenë të ftuar në emisionin e saj disa kohë më parë. Kur

Rudina e ka pyetur se si po e përjetojnë vdekjen e Marinës, këngëtari është stepur dhe ka thënë se është një çështje personale dhe nuk do të flasë për këtë pjesë.

Ai më tej ka thënë se pikërisht shmangia e kësaj pyetje është edhe arsyeja se përse ai dhe vajza e tij e madhe nuk japin intervista.

“Kjo është një ngjarje personale… Unë dhe vajzat e mia po mundohemi ta përballojmë. Ndoshta do të flas për këtë në muajin prill kur është edhe ditëlindja e Marinës, në të cilën unë dhe vajza ime do t’i dedikojmë një këngë”, ka thënë Stefi.

Por edhe Rudina nga ana tjetër është ndjerë në siklet pas kësaj përgjigjeje, dhe kjo duket nga reagimi i saj teksa përpiqet të formuloje fjalinë pasardhëse.

“Po, por megjithatë thjeshtë… një pyetje… për Maa… sepse ne nuk mund të mos flasim sepse ne e kemi njohur, e kemi pasur në program’, mundohet moderatorja ta kalojë këtë situatë. (minuta 23:10)/Albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori