Elizabeth Holmes, themeluesja e Theranos dënohet për mashtrim

Themeluesja e Theranos, Elizabeth Holmes është dënuar për mashtrim të investitorëve pas një gjyqi historik prej muajsh në Kaliforni.

Prokurorët thanë se Holmes me vetëdije gënjeu për teknologjinë që ajo tha se mund të zbulonte sëmundjet me disa pika gjaku.

Juristët e shpallën fajtore për katër akuza, duke përfshirë komplotin për të kryer mashtrime kundër investitorëve dhe tre akuza për mashtrim.

Ajo mohoi akuzat, të cilat parashikojnë një dënim maksimal prej 20 vjetësh secila.

Holmes nuk u mor në paraburgim dhe ende nuk ka asnjë datë të konfirmuar për dënimin./albeu.com


Shtuar 4.01.2022 08:07