Vrau më thikë bashkëfshatarin për pronat, lihet në burg 63-vjeçari, zbardhet dëshmia e plotë para gjykatësve

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për autorin Fatmir Manellari për vrasjen e bashkëfshatarit të tij Safet Hyskollari.

Viktima ka marrë dy plagë në gjoks dhe një në parakrah. Autori ka shprehur pendesë, gjatë gjithë kohës është parë duke qarë.

“Më ka sulmuar dhe goditur në kurriz me gur, edhe unë e godita me gur por nuk e kapa, ai më sulmoi me një copë drapër të këputur dhe me atë unë ja mora nga dora, nuk kisha me vete thikë.

Me drapërin e këputur, nuk e di çfarë bëra dhe ku e shpova por unë po mbrohesha. Ky debat ka 20 vjet. Punoja në kovacabën e koperativës që e mbajta kur u ndanë pronat, në vitin 2006 me është djegur shtëpia ime dhe aty shtova blindat.

Ditën e ngjarjes isha në punë, tek fabrika e karrigeve dhe nuk lejohej asnjë send i hekurt. Një herë në dy tre ditë shkoja tek prona, dhe vajta në shtëpinë e tij dhe e thirra, e pash që aty ishte me një burrë dhe e thirra, aty i thash që pse më ke shkatërruar pronën, ai më tha që ik ore se kam dokumenta, i thash që të merrte dokumentat më pas doli e shoqja e cila tha dil e vraje atë plehrën, atë mi kanalesh se ne kemi lekë dhe dalim nga burgu.

Aty ai po me gjuante, unë kam tendinat e këputura dhe nuk e kontrolloj dot dorën dhe unë e mora hekurin. Unë nuk mbaj mend dhe nuk di ku e qëllova”, tha ai.

Ngjarja ka ndodhur në datën 7 Shtator të këtij viti por masa e sigurisë është dhënë sot 3 ditë pas arrestimit të tij. Manellari u arrestua nga policia 2 muaj pas ngjarjes ku la të vdekur një person për motive pronësie. Në momentin e arrestimit ai e ka pasur draprin me vete.

Njoftim policie

Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Fatmir Manellarin i cili vrau në shtator bashkëfshatarin e tij Safet Hyskollari pas një konflikti pronësie.
Manellari ka qêndruar kokëulur gjatë seancës dhe është përlotur herë pas here.
Ai ka deklaruar para gjykates se vrasjen nuk e kishte bërë me dashje por në kushtet e vetëmbrojtjes. Manellari pohoi se ka qenë viktima ai që e ka goditur i pari dhe më pas ai ka reaguar pêr tu vetëmbrojtur,duke e goditur Hyskollarin me një drapêr tê vjetër. Sipas tij konflikti për kovaçanën e ish kooperativës vijonte prej 20 vitesh,ndërsa si viktima ashtu edhe autori pretendonin pronësinë e saj.

Prokurori i çeshtjes pohoi se dinamika e ngjarjes nuk është ajo çfare prtetendon autori. Viktima dhe autori mund të kenë bërë debat verbal. Por nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë duket që autori është larguar nga banesa e viktimës. Ky i fundit po e ndiqte, më pas autori kthehet nxjerr thikën dhe e godet disa herë viktimën.
Pas paraqitjes së dinamikês së ngjarjes,provave dhe dëshmive të mbledhura prokurori kêrkoi caktimin e masês së sigurisê arrest me burg pêr Fatmir Manellarin,masë të cilën gjykata e la në fuqi.
Pas vrasjes së bashkëfshatarit të tij,Fatmir Manellari u fsheh pêr dy muaj në pyjet mes Lozhanit dhe Pogradecit.Arratia e tij përfundoi tri ditë më parë kur policia e gjeti dhe arrestoi pasi Manellari u kthye në shtepinê e tij në fshatin Gêshtenjas.


Shtuar 1.11.2022 14:41