Sot 13 vjet nga 11-shtatori, dita kur u trondit Amerika dhe e gjithë bota (FOTO VIDEO)

Pëlqej
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e mbarë bota përkujtojnë sot një nga ngjarjet më dramatike që ndodhi në fillim të shekullit ku jetojmë.

Pikërisht sot, mbushen 13 vjet, qe kur ndodhën sulmet terroriste mbi Kullat Binjake në Nju York, me 11 shtator 2001.

Aeroplanët, që besohet se ishin të grupeve terroriste, goditën mes për mes kullat më të larta në botë, simbole të SHBA-së.

Njëri prej aeroplanëve u rrëzua në fushën e Pensilvanisë.

Nga sulmi i furishëm dhe i përgjakshëm, humbën jetën 3.000 persona të pafajshëm.

Ndërsa, në mediat botërore u transmetuan edhe pamje nga më të rëndat, teksa kishte njerëz që hidheshin nga lartësitë,e ndërsa turmat e njerëzve vraponin ti shpëtonin tmerrit. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2014, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori