Sorkadhja dhe ariu zbresin kaq shumë pranë fshatit në Bulqizë (VIDEO)
Një banor nga Zerqani i Bulqizës ka filmuar pranë një kullote një sorkadhe dhe një ari kaf. Ata shihen në kullotë teksa janë duke vrapuar, jo shumë larg njëri-tjetrit.

Qytetari, i cili ka dërguar pamjet shprehet se zbritja e kafshëve ka ardhur nga prerja e pyjeve, e për pasojë ata i janë afruar fshatit.

Qytetari i cili ka dërguar videon pranë redaksisë JOQ shkruan: Përshëndetje JOQ! Ariu dhe sorkallja në kullotë. Fshati Zerqan I qytetit të Bulqizës në livadhet e festes. Kjo mrekulli eshte pasoje e prerjes se pyjeve dhe kafshet kane zbritur poshte ne fshat.
Shtuar më 27/05/2020, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori