Soolking i fiksuar me shqiptarët, pas Dhurata Dorës zbulon bashkëpunimin e ri (VIDEO)
Reperi algjerian Soolking u bë shumë i njohur në Shqipëri falë këngës "Zemër", një bashkëpunim me Dhurata Dorën që rezultoi shumë i suksesshëm dhe arriti më shumë se 300 milionë shikime në Youtube.

Tani Soolking, po punon për një album i cili do të dalë së shpejti. Për këtë album ai ka zgjedhur një producent shqiptar.

Bëhet fjalë për Rzon, producenti i hiteve si “Pasha Jetën” nga Capital T dhe Majk, “Fustani” nga Capo dhe Elvana, “Malena” nga Ghetto Geasy dhe Majk dhe shumë të tjera.

Më lart mund të dëgjoni pak nga kënga e punuar nga Rzon.

Shtuar më 07/11/2019, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori