Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Sony prezantoi telefonat Xperia Z3 dhe Xperia Z3 Compact (VIDEO)
Pëlqej
Sony Xperia Z3
Sony prezantoi sot dy telefona të rinj inteligjentë, të quajtur Xperia Z3 dhe Xperia Z3 Compact.

Këto dy modele të reja vijnë jo shumë larg pas prezantimit të paraardhësve të tyre, si Xperia Z2 i cili u prezantua në muajin maj, dhe Z1 Compact i prezantuar në muajin shkurt, transmeton krokodili.com.

Xperia Z3 kushton 846 dollarë, ndërsa Xperia Z3 Compact kushton 732 dollarë. Xperia Z3 është më i hollë dhe i shndritshëm, ka procesor më të shpejtë dhe bateria do të zgjasë më shumë.

Telefoni Z3 Compact ka ekran më të madh, procesor më të shpejtë, bateri më të mirë dhe altoparlantë. Z3 vjen në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe kafe, ndërsa Z3 Compact do të jetë në dispozicion në ngjyrë të bardhë, të zezë, portokalli dhe të gjelbër. Të dy këta telefona kanë dalë tani në shitje.
Shtuar më 26/09/2014, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori