E goditi me dorezë hekuri, çfarë u tha në polici për sherrin e bujshëm Lako-Hazizi (FOTO LAJM)

Policia ka ndaluar ditën e djeshme dy aktorët Ledio Lako dhe Gent Hazizi pasi janë konfrontuar në mënyrë të dhunshme me njëri-tjetrin.

Gjithçka ka ndodhur pranë ish-ekspozitës, aktorëve të njohur ka nisur për shkak se Hazizi ka akuzuar Lakon se ky i fundit është bërë shkak që ai të largohet nga një show televiziv ku ata të dy ishin të angazhuar.

Policia e Tiranës ka dalë sot me një njoftim zyrtar për sherrin e ndodhur mes dy aktorëve, duke dhene edhe detaje lidhur me referimin qe eshte bere ne prokurori.

Në njoftimin e saj, policia, bën me dije, se ka qenë aktori Ledio Lako ai që ka goditur me një përforcues grushti metalik, aktorin Gent Hazizi dhe një person tjetër që ka qenë në shoqërinë e këtij të fundit.

“Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nderkohe qe dje u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Kristaq Lako, i datëlindjes 06.04.1980, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë”- njofton policia, duke iu referuar akzuave qe bazohen ne 279 e 89 të Kodit Penal.

Saktesisht per “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Kristaq Lako, i datëlindjes 06.04.1980, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, në afërsi të karburant “Elda”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Riza Hazizi dhe Elton Agron Myftiu, të datëlindjes 16.11.1972 e 10.07.1975, banues në Tiranë, me arsim 12 e 16 klasë. Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nenet 279 e 89 të K.P.


Shtuar 28.04.2020 11:08