Amerikani Edward Snowden, i është drejtuar qytetarëve pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e
Bashkuara, përmes një transmetimi live (livestream) nga Moska, ku tha se njerëzit nuk duhet t’i shikojnë gjërat bazuar në një palë zgjedhje apo në zgjedhjen e një
personi në krye të shtetit, por duhet të marrin në dorë të ardhmen e tyre, raporton Russia Today.
“Nuk duhet të shpresojmë tek vetëm një person si
Obama dhe t’i frikësohemi Trumpit, kjo është diçka që ne vetë duhet ta ndërtojmë”, ka deklaruar Snoëden.
Ish-bashkëpunëtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), i cili është arratisur nga SHBA-të pasi kishte publikuar dokumente konfidenciale për programin global të
përgjimit të Shteteve të
Bashkuara dhe gjeti strehë në Rusi, nuk ka dashur të komentojë fitoren e Trumpit dhe atë se si do të ndikojë kjo fitore në punën e NSA-së, duke thënë se nuk bëhet fjalë për një palë zgjedhje apo fitoren e një
personi.
Ai rikujtoi se presidenti në largim Barack
Obama, nuk ka përmbushur premtimet e dhëna rreth shuarjes së programit të
përgjimit apo mbylljes së burgut të Guantamos. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2016,
ora 23:32