S'kishte maskë, policia në Kosovë rreh brutalisht qytetarin në sy të fëmijëve (VIDEO)

Një burrë është dhunuar mbrëmjen e djeshme në mes të Prishtinës pasi nuk kishte vendosr maskën me qëllim parandalimin e përhapjeskoronavirusit.

Sipas pamjeve të bëra publike nga mediat kosovare, ai është dhunuar në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes, teksa një efektive grua përpiqet që t'i qetësojë.

Kujtojmë se në Kosovë është e detyrueshme mbajtja e maskës në publik. Ligji për luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe pandemive përcakton qartë ndëshkimet për personat që nuk i përfillin masat e nxjerra për parandalimin e përhapjeskoronavirusit. Por ndër to lexohet vetëm gjoba, jo dhuna.
Shtuar më 13/09/2020, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori