"Skifterët" e rinj të Lulzim Bashës në Kuvend (VIDEO)
Pëlqej
Lulzim Basha është rifutur në Kuvend pas një mungese katër vjeçare këtë legjislaturë, ndërkohë që nga pas ka një grup parlamentar të ribërë tërësisht me njerëz besnik të tij me disa përjashtime të vogla.

Kuvendi ka mbajtur një seancë maratonë nga dita e djeshme, e cila u pëmrbyll me votimin e qeverisë me 78 vota sot në mëngjes.


PD ka 43 deputetë në Kuvemd por ditët e sotme dy janë ata që po spikasin në të djathtë me fjalimet e tyre të forta: Ervin Salianji dhe Grida Duma.

Madje, gjatë fjalimit të tij Salianji i ka rënë me grusht podiumit me qëllim forcimin e mesazhit tw tij duke shkaktuar jo pak tw qeshura në sallë.

I kishin dhënë provat edhe më parë duke qenë agresivë në komunikimet e tyre publike, por tashmë duke patur edhe podiumin e Kuvendit në dispozicion dhe ambicien që i karakterizon janë duke treguar se janë me kuptimin e plotë të fjalës "skifterët" e rinj të Lulzim Bashës. /albeu.com/



Shtuar më 13/09/2017, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori