Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, dy hetues anglezë mbërrijnë në Prokurorinë e Lezhës, do të njihen me provat

Dy hetues anglezë kanë mbërritur në prokurorinë e Lezhës në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Pas kërkesës për ekstradim të shtetasve britanikë, të dyshuar si të implikuar në vrasje, hetuesit kanë ardhur për t’u njohur me provat.

Edmond Haxhia, 37 vjeç, Steven Hunt, 49 vjeç dhe Thomas Mathin, 35 vjeç, u arrestuan në Britani, ndërsa akuzohen për atentatin ndaj 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në lokalin e tij, Coral, në Shëngjin, ngjarje e cila besohet se ndodhi si pasojë e gjakmarrjes.

Haxhia dyshohet se është porositësi i vrasjes, pasi mes dy fiseve ka pasur konflikte të vazhdueshme që datojnë që nga viti 1997./Albeu.com/