Skandaloze! Lleshaj si Rama turfullon ndaj banorëve të frikësuar nga tërmeti(VIDEO)
Ndërkohë që politikanët duhet t'u frikësohen qytetarëve pasi janë ato që i vendosin në këto poste të larta politike, në Shqipëri ndodh e kundërta. Pas gjuhës së ashpër të kryeministrit ndaj banorëve me ironi e arrogancë, të njëjtin shembull po ndjek edhe ministri i tij Sandër Lleshaj.

Me një gjuhë të ashpër dhe aspak të denjë për një pozicion të lartë që ai ka, ai ka debatuar ashpër me banorët dhe drejtorin e Urbanistikës në Lezhë, duke habitur banorët të cilët po përjetojnë ditët e tyrë më të vështira.

Një debat mjaft absurd mes Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, banorëve dhe drejtorit të urbanistikës së bashkisë së qytetit Nikë Leka.

Specialistët e bashkisë që kanë parë pallatin janë shprehur se dëmet e bëjnë të rrezikshëm godinën për qytetarët dhe kësisoj i kanë thënë atyre të largohen deri në një ekspertizë përfundimtare.

Por ndryshe mendon Ministri i Brendshëm Lleshaj, i cili mesa duket është dhe ekspert i ndërtesave. Lleshaj ka debatuar me Nikë Lekën, urbanist, duke i thënë se nga ajo se çfarë ai sheh, pallati është në rregull.

Pra, ministri Lleshaj për një moment ka harruar detyrën e tij si ministër dhe e quan veten ekspert të pallateve. Ai fyen urbanistin dhe e akuzon atë më zë të lartë se po përhap panik, ku në të vërtetë, urbanisti flet me zë shumë të qetë dhe aspak nervoz.

DEBATI ME DREJTORIN E URBANISTIKËS NË BASHKI:

Leka: Në katër anët e traut janë të çarë. Na duhet një ekspertizë më e specializuar…
Lleshaj: Ti je shefi i urbanistikës. Ti duhet të kesh shumë kujdes kur përhap panik tek banorët.
Leka: Nuk e kam thënë unë
Lleshaj: Kush e ka thënë
Leka: E ka thënë kryetari
Lleshaj: Po kryetari ça është, ça është
Leka: Në gjykimin tim ishte shumë e rrezikshme
Lleshaj: Kjo është xham e gjitha, asnjë xham nuk është thyer, bëni budalliqe kot
Leka: Situata nuk është e mirë
Lleshaj: Stop, kini kujdes. Kur i thua vetes inxhinier kujdes kur flet.


Shtuar më 03/12/2019, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori