SKANDALI/ Bes Kallaku ftoi ndjekësit të blinin naftën e "Gulf" kur ajo kishte falimentuar (VIDEO)
Pëlqej
Administratorët e kompanisë së karburanteve "Gulf" janë zhdukur tashmë, ndërkohë që pas kanë mbetur mijëra shqiptar të mashtruar me blerjen e tollonave të naftës si edhe një shumë e madhe detyrimesh tatimore të papaguara.

Administratori i kompanisë ka dhënë dorëheqjen para dy ditësh sipas Top Channel, ndërkohë që ajo vazhdonte të bënte reklamë për produktet e saj përmes Bes Kallakut.

Madje, ky i fundit ka ftuar shqiptarët që të blejnë naftë dhe benzinë tek "Gulf" ditën që administratorët e kompanisë kanë dhënë dorëheqjen dhe janë zhdukur nga Shqipëria.

Gulf” ka si pronarë një kompani “offshore” në parajsat fiskale, kurse aksionerët janë krejt të panjohur. Në tatime dhe në gjykata nuk është njoftuar asnjë procedurë falimenti apo kërkese për mbyllje aktiviteti, por në të gjithë vendin pika e karburantit “Gulf” janë mbyllur.

Përmes një skeme gati piramidale shitjeje tollonash nafte dhe benzine me çmime deri 30 përqind më të ulëta se tregu, muajin e fundit kompania “Gulf” tërhoqi mjaft klientë të cilët parapaguan karburantin, por tani ato nuk po dinë ku të drejtohen. Madje natën që shkoi në një prej pikave të karburantit qytetarët e tërhoqën naftën me pompa.

Disa biznese kanë parapaguar deri në 3000 litra karburant dhe kanë mbetur në duar copa letre që nuk përdoren.

Shtuar më 20/04/2018, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori