SKANDAL/ Rama e kthen iftarin në darkë qokash, nuk fton klerikët myslimanë dhe Komitetin e Kulteve
Pëlqej
Ka qenë një iftar krejt i pazakontë ai i shtruar nga kryeministri Rama sot në Pallatin e Brigadave.

Ndërkohë që kishte hapur dyert për agjëruesit, kryeministri Rama kishte bërë një përzgjedhje të çuditshme të të ftuarëve në këtë darkë, ku ra në sy mungesa e përfaqësuesve nga institucioni kyç që koordinon raportet e shtetit me komunitetet fetare, pikërisht Komiteti Shtetëror për Kultet.

As Kryetarja Aliko dhe as përfaqësuesi i myslimanëve në këtë komitet nuk ishin të ftuar nga Ramadarkëne iftarit ashtu siç mungonine dhe figura të njohura nga klerikët e këtij besimi në Tiranë.

Nuk dihet ende se kush i ka përgatitur ftesat e Ramës, por ra në sy fakti se në iftar ishin shumë pak përfaqësues nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, ndërsa tavolinat ishin mbushur me personazhe të tjera.

Mbetet për t'u sqaruar nëse kjo shfaqje e Ramës është bërë për shkak të shpejtësisë me të cilën u zhvillua iftari apo ka pas prapavija dhe ndikime të ndryshme, të cilat zbresin deri tek ftesat për një darkë. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 23:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori