Skandal në Gjirokastër, derrat “pushtojnë” ambientet e spitalit (VIDEO)
Pëlqej
Një ditë më parë në Gjirokastër në pavionin e kirurgjisë dhe në atë të pranimit në Spitalin Rajonal, derrat kanë pishtuar vendin.

Kjo për shkak se një tufë derrash ndodheshin përbri Spitalit Rajonal ku ushqeheshin me mbeturinat organike të këtij institucioni, hynë në ambientet e brendshme duke krijuar panik tek pacientët.

Ndërsa sot derrat shëtisin të lirë në tarracën e lavanderisë së spitalit duke u ushqyer me mbeturina, shkruan Jugunews.

Punonjësit e Spitalit të Gjirokastrës jashtë kamerave shprehen se situata është shumë kritike pasi kërcënimi i derrave është evident sidomos kur enden në territorin jashtë spitalit për të mos thënë ngjarjen e djeshme të paprecedentë.

Deri më tani nga Spitali nuk ka asnjë reagim kjo edhe për faktin se drejtuesit e këtij institucioni janë të dorëhequr. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori