Skandal mes Tiranës, ambulancës i pritet rruga që të kalojë eskorta (VIDEO)
Pëlqej
Videoja e një ambulance e cila ndalet në trafik vetëm e vetëm që eskorta të kalojë e qetë, ka pushtuar rrjetin.

Pamjet indinjuese mund t'i shikoni në videon e bashkëngjitur lajmit ku ambulanca është detyruar të presë bashkë me të sëmurin në trafik, ndërkohë që policët presin të kalojë eskorta.

"Shikoni pak se si polici bllokon ambulancën e urgjencës në trafik vetëm për ti hapur rrugën me prioritet një eskorte qeveritare.

Pra ne le të vdesim, vetëm këta të pangopurit që drejtojnë të mos na lodhen në trafik"- shkruan një qytetar për Nisma në Facebook. /albeu.com/

Shtuar më 22/02/2018, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori