SKANDAL/ Deputetja e PS vendos lule në memorialin e Mehmet Shehut (VIDEO)
Pëlqej
Dita e sotme simbolizon ditën e çlirimit të qytetit të Patosit.

Ashtu si çdo vit tjetër, edhe sot është përkujtuar dhe vlerësuar lufta e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare dhe të partizanëve shqiptarë.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima nuk ka ngurruar të vendosë një kurorë me lule në memorialin e Patosit, ku ndodhet edhe foto e ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu.

Mehmet Shehu ka qënë për shumë kohë “dora e djathtë” e diktatorit Enver Hoxha.

Rikujtojmë se gjatë diktaturës në Shqipëri janë vrarë e persekutuar nëpër kampe me mijëra shqiptarë, ndërsa fati i disa prej tyre nuk dihet as në ditët e sotme. /albeu.com/



Shtuar më 12/02/2018, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori