Sinan Vllasaliu ka befasuar publikun edhe me dy projekte të reja.
Vetëm pak ditë pasi publikoi super duetin "2 minuta" në bashkëpunim me Medën,
këngëtari
Sinan Vllasaliu erdhi me dy këngë të reja duke dërguar kështu në gjashtë numrin e projekteve dhe disa potpuri
vetëm brenda një muajis.
Këngëtari ka mbajtur gjithmonë të mbyllur jetën private duke ndarë atë nga profesioni dhe duke preferuar të flasë
vetëm përmes
këngës.
Kështu ka vepruar edhe kësaj radhe, ai ka folur përmes
këngës duke bërë dedikimin më të ndjerë të bërë ndonjëherë.
“Teutë” mban titullin kënga më e re, të cilën Sinani ia ka dedikuar bashkëshortes së tij Teutës.
Me muzikë dhe tekst të Avni Qailit, kjo këngë është një
dedikim i veçantë dhe sjell
këngëtarin më romantik se kurrë më parë.
Në prag të festave të fundvitit një dhuratë dhe
dedikim i tillë është padyshim ëndërr e çdo femre.
Shtuar më 03/12/2019,
ora 16:16