Siguria rrugore, në 3 ditë janë marrë 967 masa (VIDEO)
Vijon puna e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor, janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave, orientimit, këshillimit dhe ndëshkimit të personave që drejtojnë automjetet nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi.

Gjatë 3 ditëve të fundit, Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë 2 shtetas të cilët drejtonin automjetin në gjendje të dehur si dhe 4 të tjerë që drejtonin automjetin të pa pajisur me leje drejtimi.

Janë marrë gjithsej 967 masa administrative nga të cilat:

-Janë pezulluar 13 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike.

-Janë marrë 51 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.

-Janë marrë 62 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit.

-Janë marrë 274 masa administrative për parakalim të gabuar.

-Janë marrë 283 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.

Shtuar më 29/07/2019, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori