Si u arrestua një nga autorët e vrasjes së pronarit të peshkarexhës (VIDEO)
Policia e Vlorës përmes një video ka publikuar pamjet që tregojnë momentin e arrestimit të një prej autorëve të vrasjes së biznesmenit Hyqmet Nexhipi, të ndodhur më 23 janar në qytetin bregdetar.

Nexhipi u vra me dy plumba në mjetin e tij në janar, ndërsa motivet ende nuk janë zyrtarizuar nga Policia. Ditën e sotme, Policia ka arrestuar një prej autorëve, Flobenc Gega, 34 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim edhe autori i dytë, Deison Nallbani, 30 vjeç banues në Vlorë. Flobenc Gega, në mometin e ndalimit është kapur me armë zjarri pistoletë tip “Glock”.

Arrestimi i shtetasit Flobenc Gega, u bë pasi gjatë hetimeve të kryera, ky shtetas është identifikuar si personi që ka siguruar kushtet dhe mjetet për kryerjen e kësaj vrasjeje.

Nga informacionet që disponohen nga Policia e Shtetit, Flobenc Gega është person me precedent penal, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjermane për “Grabitje” dhe “Plagosje”.

Gjithashtu, i dënuar nga autoritetet Belge dhe Italiane për “Pjesëmarrje në organizatat kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve, prostitucionit, vrasjeve dhe për kryerjen e 180 grabitjeve me dhunë dhe armë”. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori