Si të shpëtoni nëse qëlloheni apo plagoseni me thikë (VIDEO)
Pëlqej
Një plumb udhëton me shpejtësi të jashtëzakonshme, dhe një e treta e sekondës mjafton që jeta juaj të ndryshojë përgjithmonë.

Një plumb që shkrepet mund të kalojë tejpërtej trupit tuaj pa vështirësi, duke shkaktuar dëme edhe sipërfaqes rreth vendit ku jeni qëlluar.

Nëse plumbi prek në asht, ashti do të thyhet dhe do të shkaktojë edhe më shumë dëme.

Nëse thereni dëmi është më i madh nga sa mund të shihet sepse shkakton dëme në organe vitale dhe gjakderdhje të brendshme.

Për çfarëdo lëndimi shkuarja e menjëhershme do t’u rrisë gjasat e mbijetesës, por asnjëherë mos shkoni vet, thërrisni një ambulancë.

Prandaj ndiqini këto këshilla që të shpëtoni:

Mos lëvizni

Uluni ose shtrihuni, si t’ju vjen më lehtë. Kurrë mos provoni ta hiqni plumbin me duart tuaja.

Nëse jeni theruar mos e largoni thikën.

Merrni frymë thellë

pavarësisht nga plaga merrni frymë thellë dhe mundohuni të qetësoheni.

Vini gjakderdhjen nën kontroll

bëni presion mbi plagë për jo më shumë se 10 minuta.

Sigurohuni që dikush po vjen për ndihmë.

Pas kësaj mund t’i tregoni plagët e të mburreni se keni shpëtuar nga vdekja e sigurt. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori