"Si s'ke asnjë rrudhë?", Liljana Kondakçi tregon sekretin (VIDEO)
Këngëtarja shumë e dashur për publikun prej vitesh, Liljana Kondakçi ishte e ftuar në programin "E diell". Vitet duket sikur kanë ndalur për Liljanën dhe pikërisht për këtë arsye gazetari Ervin Kurti, e pyeti këngëtaren se kush është sekreti që nuk ka asnjë rrudhë në fytyrë.

Liljana u përgjigj se një faktor i rëndësishëm sipas saj është dhe ana gjenetike. Këngëtarja u shpreh se ajo ka rrudha, por ndoshta fansat e saj nga pëlqimi që kanë për të nuk ja vënë re.

Ndërkohë gjatë "E diell", Liljana na riktheu pas në kohë dhe këndoi një mori këngësh nga repertori i saj.

Shtuar më 06/07/2020, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori