KATAR 2022/ Talenti latin apo zemra ballkanase? Sonte Argjentinë – Kroaci për një vend në finalen e madhe

Mbrëmjen e sotme do të luhet gjysmëfinalja e parë e Botërotit të Katarit, në të cilën Argjentina do të përballet me Kroacinë në stadiumin kombëtar Lusail, ku do të zhvillohet edhe finalja e turneut.

Dy skuadrat u kualifikuan me penallti, argjentinasit kundër Holandës dhe kroatët kundër Brazilit.

Albiceleste-t kanë fituar të katër gjysmëfinalet e Kupës së Botës që ka luajtur deri më tani (1930, 1986, 1990, 2014) dhe po kërkojnë të arrijnë në finale për të fituar Kupën e Botës të tretë pas 1978 dhe 1986 dhe të parën nga Lionel Messi.

Nga ana tjetër, finalistja e vitit 2018, Kroacia, dëshiron të bëhet vetëm vendi i katërt evropian që arrin në finalet e Kupës së Botës radhazi, pas Italisë (1934, 1938), Holandës (1974, 1978) dhe Gjermanisë (1982, 1986, 1990).

Dy skuadrat janë takuar pesë herë në të kaluarën dhe kanë nga dy fitore dhe një barazim. Në nivelin e Kupës së Botës ato janë përballur dy herë, të dyja në fazën e grupeve. Në vitin 1998 Argjentina fitoi 1-0 dhe në 2018 Kroacia fitoi 3-0.

Për Argjentinën, Lionel Scaloni i kërkohet të menaxhojë mungesat në skajet e mbrojtjes, pasi Acuña dhe Morciel janë pezulluar.

Përkundrazi, për Kroacinë, Zlatko Dalic nuk përballet me ndonjë problem dhe do të luftojë me të gjitha forcat për ta çuar skuadrën në finale.

Arbitri i ndeshjes do të jetë Daniele Orsato. 47-vjeçari italian, i cili është edhe kandidat për finalen e turneut, ka menaxhuar edhe ndeshjen hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit, si dhe Argjentinë-Meksikë në fazën e dytë të grupeve.