Si për të harruar problemet e fundit, Arbenita ndryshon look dhe duket yll (VIDEO)
Modelja Arbenita Ismajli është një ndër emrat më të njohur e të komentuar të momentit në showbiz-in shqiptar.

Vazhdimisht ajo është bërë pjesë e thashethemeve rozë për shkak të romancës së saj me Feron, ndërsa së fundmi u komentua në rrjet pas videos së bujshme ku shfaqej duke u puthur me një djalë.

Gjithçka lidhur me modelen apo partnerin e saj, Feron, përbën kuriozitet të madh për fansat e dyshes.

Si Fero, ashtu edhe Arbenita, mundohen të jenë sa më shumë në kontakt me ndjekësit e tyre dhe ndajnë vazhdimisht në rrjete sociale momente nga përditshmëria.

Ditën e sotme, Arbenita ka treguar si çdo ditë tjetër se është duke punuar për setin fotografik të radhës, mirëpo në një foto në InstaStory ajo tregon se ka bërë ndryshim në look.

Jemi mësuar ta shohim me ngjyrën e saj natyrale të flokëve, por duket se Arbenita ka vendosur t’i lyejë të zeza.

“I ngjyrosa flokët të zeza”- shkruan modelja krahas videos.

Si ju duket me këtë look të ri?
Shtuar më 21/01/2020, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori