Detaje nga tentative për vrasje në Devoll, pasi u dehën, i moshuari goditi fqinjin më sëpatë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tentativën për vrasje në fshatin Menkulas.

Albeu.com mëson se pas dehjes me alkool Vasil Babinis goditi me pjesën e pasme të sëpatës Vasil Begollin.
Ngjarja ka nodhdur ditën e djeshme, ndërsa sot u bë arrestimi i autorit.

Për sa i përket të lënduarit, ai ndodhet në spitalin e Bilishtit, ndërsa pritete të dërgohet te Trauma në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Fillimisht ai tha se ishte rrëzuar akisdentalisht në oborrin e banesës, por më pas policia kuptoi se ngjarja nuk ishte aksidentale,mpor tentativë për vrasje. E si rrjedhojë sot u arrestua personi që tentoi ta vriste me sëpatë.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes e as arsyeja se pse i plagosuri tentoi të mbulonte tentativën për vrasje..albeu.com. 


Shtuar 12.01.2023 11:33