Si futen prostitutat në burgje, bosët e krimit 5 orë në takime speciale (VIDEO)
Prostitutat futeshin në
burgje duke u shtirur si
partnere apo
bashkëjetuese. Për të treguar se ato ishin
partnere të personave në qeli, mjafronte të paraqisnin një vërtetim të noterizuar që kushtonte 3.000 lekë përmes të cilit ato deklaronin se ishin
partnere ose
bashkëjetuese.
Zbulohet një skemë e përhapur prostitucioni ndër vite, nga bosët e krimit në
burgjet shqiptare. Duke shfrytëzuar një të drejtë që ia njeh ligji atë të një takimi special 5 orësh njëherë në muaj me bashkëshortet, partneret ose bashkëjetueset, të burgosurit VIP kanë mundur të përfitojnë shërbimet e prostitutave në
burgjet shqiptare.
Një burim nga departamenti juridik në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve i shpjegoi Top-Channel se si funksiononte kjo skemë. Ligji tha ky burim ia njeh të drejtën të burgosurve të zhvillojnë takime speciale edhe me ato që konsiderohen si
bashkëjetuese.
Prostitutat futeshin në
burgje duke u shtirur si
partnere apo
bashkëjetuese. Për të treguar se ato ishin
partnere të personave në qeli, mjafronte të paraqisnin një vërtetim të noterizuar që kushtonte 3.000 lekë përmes të cilit ato deklaronin se ishin
partnere ose
bashkëjetuese.
Deri më sot kaq mjafonte për një femër për të dëshmuar se ishte
bashkëjetuese e një të burgosuri. Por në fakt sipas ligjit për të dëshmuar se je
bashkëjetuese e dikujt duhen të paraqiten një mori me prova.
Neni 163 Kodit të familjes thotë se “Personat bashkëjetues mund te lidhin marrëveshje para noterit, ku përcaktojnë pasojat qe rrjedhin nga bashkëjetesa”. Provat mund të jenë foto, video të festimeve familjare, llogari bankare të përbashkëta, dokumente bashkëpronësie etj. Pikërisht këto prova për të vërtetuar statusin e bashkëjetueses, nuk janë kërkuar asnjëherë në
burgjet shqiptare, duke i hapur dritën jeshile futjes së prostitutave, nëpër
burgjet shqiptare.
Top-Channel ka parë një urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili ku u kërkohet të gjithë zyrave juridike në
burgje të mos mjaftohen me një vërtetim të noterizuar. Urdhri kërkon që të zbatohen kërkesat e Kodit të Familjes se kush quhet bashkëjetues. Marrë nga Top Channel
Shtuar më 25/08/2019,
ora 16:39