Si e paralajmëroi Ivanoviç vrasjen e tij
Pëlqej
Lideri i vrarë i Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç kohët e fundit ishte mysafir në “TV Sabac”, foli për situatën në Kosovë dhe vuri në dukje ekzistencën e një “mafie që është e gatshme për të vrarë politikanë”.

Në atë intervistë, ai kujtoi vrasjen e zyrtarit të Partisë së Pavarur Liberale, Dimitrije Janicijeviç, rast i cili kurrë nuk ishte hetuar,raporton portali serb “Pravda”.

“Në qoftë se fillojnë t’i vrasin politikanët, dhe ka ndodhur në jug të Italisë 50 vjet më parë nga mafia, rezulton se ne mafien dhe këtë recetë e kemi atje poshtë (në Kosovë)”, tha Ivanoviç.

Ivanovic në emision e kritikon “Listën Serbe” dhe Aleksandar Vuciçin, flet për marrëveshjen e Brukselit dhe Bashkësinë e Komunave serbe që ende nuk është formuar.

Ai tha se Vuciç propozoi që serbët në mënyrë të njëanshme të formojnë Bashkësinë e Komunave serbe, sepse shqiptarët refuzuan për të zbatuar atë pjesë të marrëveshjes së Brukselit, por që u pasua nga një sulm politik ndaj tij, transmeton ‘Zëri.info’.
Ivanoviç pastaj tha se Vuçiç nuk kishte kurajo të hynte në “luftë” me BE-në, e cila është një palë e tretë në marrëveshjen e Brukselit.
Shtuar më 16/01/2018, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori