Shefi i BE: Siguria globale nën kërcënim

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ndodhet në Japoni ku do të vizitojë qytetin e Hiroshimës mëngjesin e sotëm.

Në vitin 1945 ai qytet pësoi bombardimin e parë atomik dhe Michel përdori një vizitë në një memorial atje për të diskutuar gjendjen aktuale të sigurisë globale.

“Ndërsa flasim, siguria globale është nën kërcënim,” tha ai, sipas Reuters.

“Rusia, një shtet më armë bërthamore po sulmon kombin sovran të Ukrainës, ndërsa bën referenca të turpshme dhe të papranueshme për përdorimin e armëve bërthamore.”

Ai tha se memoriali ishte “një kujtesë e ashpër e urgjencës” për të forcuar rregullat ndërkombëtare./albeu.com