Shtypi turmën në New York, trondit autori: Doja të vrisja njerëzit (FOTO & VIDEO)
Pëlqej
Nju Jorku u trondit mbrëmë pasi një person ka shtypur me makinë turmën e njerëzve në sheshin e njohur "Times Square", duke lënë një të vdekur dhe mbi 20 të plagosur.

Autori i vrasjes ka shokuar punonjësit e policisë, duke dëshmuar se ai duhej të vritej për shkak se vrau disa njerëz.

Autori i vrasjes së një adoleshenteje dhe plagosjes së 22 personave të tjerë, tha se "vazhdimisht dëgjonte zëra që i flisnin në kokë".

26-vjeçari Richard Rojas, një veteran i marinës amerikane që ishte arrestuar edhe më parë për ngarje të makinës në gjendje të dehur, ndodhet tashmë në paraburgim në pritje të dënimi.

Ai gjithashtu tha se "priste që të vdiste nga ky atentat që bëri," shkruan "BBC".

Pas arrestimit, ai i tha policisë se "Ju duhet të më qëllonit për vdekje, sepse unë doja t'i vrisja njerëzit". /albeu.com/
1 i vdekur 13 plagosur në New York, arrestohet shoferi

Shtuar më 19/05/2017, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori