'Shteti ka ikur për l*sh, dolën 100 polica”, këngëtari tregon incidentin me policinë (VIDEO)
Këngëtari i njohur, Endri Prifti, me anë të një video në Facebook ka treguar një incident që i ka ndodhur me policinë e Shtetit.

Sipas këngëtarit, teksa kthehej në shtëpi pas koncertit, mbi 30 forca polici e kanë ndaluar në rrugë dhe i kanë kërkuar të bëjë testin e alkoolit.

Më pas këngëtari shprehet se policia i ka marrë Endit makinën dhe e kanë çuar në Vaqarr tek konfiskimi i makinave.

“Shteti ka ikur për lesh, këta dolën 30 polica ore, shtetrrethim. Më sollën këtu në errësirë në Vaqarr, më morën makinën dhe tani do më çojnë në shtëpi këta. Turpi i zotit, më thonë mua ke pirë tre birra.Kur këndoj unë, kur pi publiku do pi dhe unë se s’ bën. Na trembën, sikur kisha vrarë ndonjë njeri. Ja i respektoja njëçikë unë këta po tani ma shpifën fare, nuk shikojnë se ç’ bëhet me qeverinë po merren me mua. Kam bërë festat e shefave të këtyre pa lek për nder për gjëra po ku të pyesin këta. Sot bënin sikur nuk më njohin, herët e tjera sa herë më shikonin pam 20-çën unë në xhep. Sot ishin çetë e madhe’ tregon mes të tjerash gjatë videos live në Facebook Endri.

“Kësaj i thonë të të heqin edhe gjithë lumturinë që ke kaluar mbas një koncerti të mrekullushem, të ti ndrydhin ndjenjat, emocionet, mundin, djersën, dinjitetin, te gjitha . Teror , turp i zotit”, dëgjohet të thotë Endrri në videon e publikuar në “Facebook”. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2019, ora 14:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori