Shqiptari masakrohet për vdekje në Kanada, autori kapet pas disa orësh (VIDEO)
Një shqiptar është vrarë brutalisht në Hamilton të Kanadasë ditën e djeshme, teksa është qëlluar disa herë me thikë.

Ai është Reald Verçani, 33-vjeç banues në Toronto. Shqiptari është vrarë jashtë një bari nga një 29-vjeçar me pasaportë kanadeze.

Sipas mediave vendase, sherri ndodhi në bulevardin “York” pas një mbrëmje festive në bar. Verçani është konfliktuar rreth orës 3:30 të mëngjesit me Steve Bereziuk për motive që ende s’dihen.

Kur policia mbërriti, Verçani ishte i plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën në spital. Pak orë më pas, Policia arrestoi autorin. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2017, ora 19:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori