Shqiptarët reagojnë me tërbim tek faqja e Ramës: Çfarë po ndodh tani (VIDEO)
Edi Rama është duke mbajtur një fjalim të gjatë për tarifën në Rrugën e Kombit si edhe rritjen e ndjeshme të kostos së jetesës në vend.

Rama ka bërë një tërheqje taktike duke thënë se fillimisht nuk do të vilet tarifa në Rrugën e Kombit me arsyetimin se do të shohin mundësitë për uljen e çmimit për banorët e Kukësit.

Por, pavarësisht tërheqjes së Ramës, qytetarët janë të acaruar me të dhe kjo vihet re tek reagimet gjatë fjalimit live edhe pse aty janë të mbledhur kryesisht militantët e PS. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2018, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori