Lajm i mirë! Pas 3 muajsh mbyllje, sot rinis transporti publik

Pas tre muajsh mbyllje për shkak të COVID-19, sot transporti publik qytetas dhe ndërqytetas ka rinisur punë.

Pavarësisht njoftimit për rinisjen e punës, shoqatat e transportit janë të dyjëzuara, ku në disa qytete nga sot nis puna, ndërsa në kryeqytet është njoftuar vijimi i bllokimit.

Kjo pasi zbatimi i protokollit të sigurisë dhe funksionimi me 70% të kapacitetit ka bërë që shoqatat të njoftojnë se nuk do të rifillojnë punën, për shkak se pretendojnë se ndodhen në vështirësi.

Nga ana e saj, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku reagoi duke thënë se qeveria po mendon paketë tjetër mbështetëse për ringritjen pas goditjes nga pandemia, duke bërë thirrje për rinisjen e punës.

Protokolli i sigurisë për transportin publik

-Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet 70%.

– Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.

-Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza.

-Udhëtarët detyrimisht me maska dhe doreza.

-Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme.

-Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127.

-Duhen dezinfektuar makinat.

-Gjatë udhëtimit duhet ajrosur makina.

-Në terminal duhet zbatuar distancimi.

– Terminali të dizinfektohet.

– Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19.

– Të respektohen masat e higjienës.

-Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse.


Shtuar 24.06.2020 06:25