Shqetësime në Amerikë për çështjen shqiptare në Maqedoni (VIDEO)
Pëlqej
Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka shprehur shqetësime lidhur me çështjen shqiptareMaqedoni.

Tre anëtarë me ndikim të Dhomës së Përfaqësuesve, Ed Royce, Ileana Ros-Lehtinen dhe Dana Rohrabacher, morën pjesë në takimin e organizuar nga Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Ndërsa, Dioguardi në këtë takim u shpreh se lë shumë për të dëshiruar implementimi i Marrëveshjes së Ohrit.

"Problemi është se janë materializuar vetëm pjesë shumë të vogla të marrëveshjes së Ohrit. Në gjendjen e tanishme ka mjaft racizëm, mosrespektim të të drejtave të njeriut dhe një sistem gjyqësor të mangët, në dëm të popullatës shqiptare," tha Dioguardi, shkruan INA.

DioGuardi shtoi se SHBA-ja duhet të tregojë më shumë vëmendje për shqiptaët dhe për çështjen shqiptareMaqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori