Shpërthimi në Serbi, një i vdekur dhe 25 ushtarë serbë të plagosur (FOTO & VIDEO)
Të paktën një person ka humbur jetën teksa autoritet janë vënë në kërkim të tre personave tjerë pas dy shpërthimeve të fuqishme që kanë ndodhur në fabrikën e municionit në Kragujevc.

Raportohet se 25 pjesëtarë të ushtrisë serbe dhe të MUP-it kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit.

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjevic dhe zëvendësministri Nenad Miloradovic, kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u njohur nga afër me detajet e kësaj ngjarje.

Ngjarja në fjalë ndodhi dje rreth orës 13:45 minuta në Byronë e Riparimit Teknik në Kragujevac gjatë një operacioni për demontimin e municioneve. /albeu.com/


Shpërthimi në Serbi, një i vdekur dhe 25 ushtarë serbë të plagosur

Shtuar më 28/02/2017, ora 18:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori