Balluku qetëson qytetarët: Nuk do të ketë mungesë energjie elektrike

Pasditen e sotme është mbledhur Komiteti i Energjisë ku po diskutohet për situatën energjike në vend.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka qetësuar qytetarët, duke thënë se pavarësisht se nuk ka reshje shiu dhe pavarësisht situatës gjeopolitike, asnjë abonenti nuk do t’i mungojë energjia elektrike.

“Situata po menaxhohet. KESH është në gatishmëri për të kryer aksionet që i janë ngarkuar.  Ajo që ne garatojmë është që padyshim energjia nuk do të mungojë për qytetarët. Qeverisa ka marrë për sipër të paguajë, ne kemi mbrojtur dhe 7 mijë biznese te lidhura me tensionin e mesëm. Kjo tregon gatishmërinë tonë për t’i ofruar çdo abonenti pavarësisë vështirësisë së kushteve të motit dhe situatës politike”, tha Balluku./albeu.com


Shtuar 23.03.2022 15:57